Aplikimet

Ju jeni këtu


FUSHAT E APLIKIMIT TË SHPALLURA - MARS 2025

  1. Zhvillimin e sipërmarrjes rinore nëpërmjet trajnimeve dhe praktikave profesionale për ngritjen e një biznesi “start-up”, apo fuqizim të atyre të sapo ngritur

  2. Mbështetjen financiare për Sipërmarrjen femërore, orientuar në Biznesin Social, për përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre

  3. Përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në nevojë, bazuar në kërkesat e njësive vendore


DOKUMENTACIONI DHE PROPOZIMI

Për të hartuar propozimin, aplikanti do të përdorë Formularin model të aplikimit, i cili mund të tërhiqet pranë zyrës së informacionit të ABC ose nëpërmjet faqes elektronike të Fondacionit (kliko per formularin e aplikimit).

Aplikimi për Grant, duhet të përfshijë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi projektin dhe aplikuesin, që Komisioni Seleksionues të ndërmarrë një shqyrtim të plotë në ndihmë të vendimmarrjes për mbështetjen ose jo të propozimit të aplikantit.

Propozimi i aplikantit, sipas formularit të aplikimit, duhet të përfshijë:

  • Përshkrim të projektit të propozuar
  • Situatën aktuale ndaj çështjes së propozuar dhe motivimin e aplikantit
  • Përshkrim të qëllimit dhe objektivave specifike, mënyrën për t'i arritur ato
  • Përshkrim të planit të aktiviteteve specifike, kalendarin e realizimit të tyre
  • Përshkrim të rezultateve të pritshme dhe mënyren e matjes së tyre
  • Zonën e zbatimit të projektit
  • Përfituesit, partnerët dhe koordinimin
  • Monitorimin dhe vlerësimin e projektit
  • Buxhetin e kërkuar, donatorë potencialë të tjerë në projekt
  • Projekte ose iniciativa të mëparshme të realizuara; CV/Profil të organizatës/subjektit, eksperienca me donatorë të tjerë
  • Mënyrën e qeverisjes së organizatës/subjektit, strukturat drejtuese

 

Aplikimi duhet të shoqërohet me disa dokumente

LISTA E DOKUMENTEVE SHOQËRUESE:

  • Formulari i Aplikimit i plotësuar (të dërguar me e-mail, në format word);
  • Curriculum Vitae (CV) të personave kryesorë të përfshirë në projektin e synuar;
  • Bordi i drejtorëve/vlerësuesve/komisionet këshillimore: Lista e plotë e anëtarëve të bordit;
  • Fotokopje e dokumentit të regjistrimit të organizatës (Akt-Themelimi), Statutit të organizatës dhe Vendimin e Gjykatës për regjistrimin e OJF-së;
  • Fotokopje e akteve ligjore të organizatës/subjektit:

Për shoqëritë dhe Organizatat Jofitimprurëse

Ekstrakt historik (Biznes), të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, sa më afër datës së dorëzimit të dokumentacionit (për shoqëritë tregtare);

Vërtetim nga regjistri i organizatave jofitimprurëse pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (jo më vonë se 2 muaj);

Çertifikatë e regjistrimit me të dhënat e NIPT/NUIS të lëshuar nga Organet tatimore/Qendra Kombëtare e Biznesit;

Dokumenti i Identifikimit (ID) të administratorit të shoqërisë;

Ekstrakt për të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve Përfitues;

Vërtetim nga gjykata për subjektin dhe administratorin;

Vërtetim nga prokuroria për subjektin dhe administratorin;

Dëshmi Penaliteti lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për subjektin dhe administratorin;

Vërtetim i detyrimeve përmbarimore për subjektin dhe administratorin;

Vërtetim statusi për organizatat jofitimprurëse të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

Vërtetim për pagim detyrimesh të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

  • Konfirmim i llogarisë bankare të organizatës;
  • Konfirmimi për bashkëfinancim projekti nga bashkëdonatori (nëse ka);
  • Buxheti vjetor i organizatës, Pasqyrat Financiare më të fundit, nëse janë të disponueshme edhe Pasqyrat Financiare të çertifikuara nga kompania audituese;
  • Minimumi dy letra reference për subjektin/organizatën dhe projektin e paraqitur (mund të merren nga NGO partnerë dhe donatorë të mëparshëm, por jo nga anëtarë të stafit ose komisioneve seleksionuese të Fondacionit ABC dhe organizatës aplikuese, jo më të hershme sesa dy vite kalendarike);
  • Dokumentacion mbështetës: Çdo informacion tjetër si fletëpalosje informative ose raportet të cilat ndihmojnë stafin e programit të marrin më shumë informacion mbi aplikantin.