Programe Grant
Procedurat e Grantdhënies përfshijnë:
a) Lajmërimin mbi programin për publikun, institucionet, shoqatat, grupet, individët që mund të jenë të interesuar për aplikim;
b) Mbledhjen dhe ndjekjen e propozimeve të paraqitura;
c) Vlerësimin e tyre nga Komisioni përkatës dhe i pavarur i Seleksionimit;
d) Lajmërimin e aplikantëve mbi vendimin e këtij Komisioni;
e) Aprovimin e tij dhe nënshkrimin e kontratës së Grantit midis Fondacionit ABC dhe aplikantit fitues;
f) Monitorimin e Grantit.
Kriteret e përfitimit të Grantit
- Përputhja e aktiviteteve të aplikimit me objektivat e shpallura të programit të Fondacionit ABC;
- Kapaciteti zbatues i organizatës/shoqatës/subjektit, eksperiencat e mëparshme me donatorë;
- Hartimi i një buxheti real dhe korrekt në lidhje me aktivitetet e propozuara në aplikim;
- Vendosja e limitit prej jo më shumë se 15% - 20% e buxhetit të miratuar për çdo grant, si kosto administrative të aplikantit;
- Gatishmëria për të bashkëfinancuar dhe niveli i këtij bashkëfinancimi nga aplikanti në projektin e propozuar;
- Të tjera kritere mund të përshtaten gjatë procesit në varësi të rasteve të paraqitura.
Përzgjedhja dhe Zhvillimi i Procesit
Përzgjedhja paraprake e aplikimeve bëhet nga Komisioni Seleksionues. Komisionet Seleksionuese do të përbëhen nga ekspertë të fushave të ndryshme sipas rasteve të paraqitura për shqyrtim.
PAGESAT E GRANTEVE
Kriteret bazë që përcaktojnë se si Grantet paguhen janë:
- Shuma e grantit të miratuar;
- Koha e realizimit të grantit;
- Mundësitë financiare të grantmarrësit;
- Marrja e raporteve të ndërmjetme në afatet e planifikuara;
- Parashikimi për blerjen e mallrave apo shërbimeve nga të tretë.
Modifikimet përfshijnë ndryshime në termat dhe kushtet e një granti të përcaktuara në kontratën e tij.
RAPORTET e Grantmarrësve
Grantmarrësi duhet të raportoje për grantin e marrë sipas kushteve të kontratës. Të gjithë raportet e shkruara, qofshin ato të ndërmjetme, apo përfundimtare, duhet të jenë të shkruara në letrën zyrtare (me kokë/logo) të grantmarrësit dhe t’i adresohen grantdhënësit.
Raporti narrativ (kliko per modelin e raportit narrativ)
Raporti narrativ i përgatitur nga grantmarrësi duhet:
- Të konfirmojë marrjen e fondeve, kohën dhe sasinë e grantit.
- Të konfirmojë që grantmarrësi i ka përdorur fondet për qëllimin fillestar në përputhje me kontratën e grantit.
- Të përshkruajë zhvillimin dhe zbatimin e projektit si dhe impaktin që ai jep.
- Të përshkruajë progresin e bërë në drejtim të objektivave jo fitimprurëse.
- Të përfshijë dokumentacion mbështetës (si foto, regjistrime të ndryshme të aktiviteteve, etj).
- Të nënshkruhet nga një person në pozicion drejtues të subjektit grantmarrës.
Raporti financiar (kliko per modelin e raportit financiar)
Raporti financiar i përgatitur nga grantmarrësi duhet:
- Të përshkruajë shpenzimet në përputhje me buxhetin origjinal duke reflektuar shpenzimet e kërkuara dhe ato të kryera
- Të përshkruajë çdo pajisje të blerë.
- Të evidentojë çdo fond të pashpenzuar (të cilat duhet të kthehen ose për të cilat kërkohet shtyrje e afatit të përdorimit).
- Të nënshkruhet nga një person në pozicion drejtues.
MONITORIMI i procesit
Grantdhënësi, Fondacioni ABC do të monitorojnë grantet e dhëna gjatë procesit të realizimit të projektit në mënyrë që të vlerësojë aftësinë e grantmarrësit për të arritur qëllimin e grantit, efektivitetin e përgjithshëm të projektit dhe të sigurohet për përdorimin e duhur të fondeve të Fondacionit.
Nëpërmjet vizitave në vendin e zhvillimit të projektit, komunikimit të vazhdueshëm nëpërmjet takimeve, telefonit, e-mail-eve, raporteve të grantmarrësve, monitorohet aftësia e grantmarrësit për të arritur objektivin e propozimit të projektit.
MBYLLJA e Granteve
Granti mund të mbyllet pasi grantmarrësi të ketë dorëzuar raportet financiare dhe narrative përfundimtare, të cilat plotesojnë kriteret përkatëse të raportimit dhe zbatimit të projektit. Mund të paraqiten disa raste të mbylljes së Granteve;
- Mbyllja kur Grantmarrësi e ka arritur objektivin;
- Mbyllja kur Grantmarrësi nuk e ka arritur objektivin ose nuk i ka shpenzuar të gjithë fondet;
- Mbyllja kur Grantmarrësi nuk ka zbatuar kushtet e kontratës së grantit – futja në black list.
1. Mbyllja kur Grantmarrësi e ka arritur objektivin
Nëse grantmarrësi e ka arritur objektivin dhe raportet e tij janë të kënaqshme, ABC dokumenton marrjen e tyre dhe përgatit “raportin e vlerësimit” të tij. Granti do të mbyllet pasi ABC ka marrë raportin financiar dhe atë narrativ dhe është vlerësuar se i gjithë granti është zbatuar në rregull.
Nëse grantmarrësi nuk ka qenë në gjendje të arrijë objektivin apo të shpenzojë të gjithë fondin e dhënë, ABC dokumenton marrjen e raportit dhe kontakton grantmarrësin për sqarime të mëtejshme. Nëse është e përshtatshme, ABC duhet të punojë me grantmarrësin për të përcaktuar terma të rinj granti apo kërkesa të reja raportimi, ose të organizojë kthimin e fondeve të pashpenzuara.
-
Ka përdorur grantin pjesërisht ose plotësisht për propagande elektorale dhe/ose politike;
-
Ka përdorur grantin pjesërisht ose plotësisht për veprimtari të paligjshme të parashikuara nga legjislacioni shqiptar;
-
Ka përdorur grantin për qëllime të paparashikuara në kontratë;
-
Nuk ka raportuar për një pjesë ose për të gjithë grantin e marrë.