Rreth ABC
1. KRIJIMI DHE STATUSI
Fondacioni “ALBANIAN BESA CAPITAL” është një organizatë jofitimprurëse pa anëtarësi, e pavarur jo qeveritare, jo politike, e themeluar nga një pjesë e stafit të Fondit Besa, të cilët nuk ndjekin qëllime fitimi. Fondacioni është i hapur për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të tij.
Fondacioni “ALBANIAN BESA CAPITAL” është regjistruar si person juridik me vendim gjykate Nr. 287, datë 19.09.2008, dhe funksionon në përputhje të plotë me Statutin, Aktin e Themelimit, si dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.
2. DREJTIMI
Organet drejtuese të Fondacionit ABC janë:
Bordi Drejtues
Drejtori Ekzekutiv
3. PËRFITUESIT DHE PARTNERËT
Përfituesit e Fondacionit: Organizata, shoqata, persona juridik apo fizik, komuniteti biznesit, shoqëria civile, strukturat publike, etj.
Partnerët e Fondacionit: Institucionet dhe organizmat e zhvillimit social-ekonomik dhe financiar, kombëtare dhe ndërkombëtare, komuniteti biznesit, shoqëria civile, strukturat publike etj.
Raporti i Performances - Viti 2022
Raporti i Performances - Viti 2021
Raporti i Auditimit te Pasqyrave Financiare - Viti 2020
Raporti i Performances - Viti 2020