Praktika në terren: Eksplorimi i potencialeve turistike të Zadrimës

Më datë 20 tetor 2026, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) nisi praktikën në terren me të rinjtë e zonës, në kuadër të projektit për fuqizimin e komunitetit të Zadrimës në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore.

Së bashku me të rinjtë, eksploruam Kishën e Shën Mërisë së Vaut të Dejës, Qendrën Artizanale dhe bregun e liqenit, ku nisin shëtitjet me varkë drejt ishullit të Shurdhahut dhe rrënojave të Sardës mesjetare. Vizituam gjithashtu pikat industriale të zonës, punishten e vajit të ullirit dhe kantinën e verës dhe të mushtit në Hajmel, ku u njohëm nga afër me prodhimet vendase.

Itineraret e zonës po fillojnë të marrin jetë. Trashëgimia, natyra, zejtaria dhe prodhimet tradicionale po bashkohen në një ofertë turistike autentike dhe të qëndrueshme, e ndërtuar bashkë me vetë komunitetin.

Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga IETT Albania.

 

Lajme

Artikuj të ngjashëm

NextGen Entrepreneurs – Trajnimi i Katërt: Planifikimi dhe Menaxhimi Financiar

Nga trashëgimia te përvoja turistike në Zadrimë

NEXTGEN ENTREPRENEURS – Trajnimi 3/5