Si të arrijmë klientët e duhur dhe ta bëjmë idenë tonë të biznesit të dallohet?
Në trajnimin e tretë, të rinjtë u njohën me konceptet kryesore të marketingut, nga segmentimi i tregut dhe pozicionimi, te kanalet e komunikimit dhe hartimi i një plani marketingu 30-ditor. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës në grup, ata patën mundësinë t’i zbatojnë këto njohuri mbi idetë e tyre të biznesit.
Salla Councillium, UET
14 tetor 2026
Programi zbatohet nga Instituti Liberal i Tiranës Pashko (ILP), në bashkëpunim me Albanian Besa Capital (ABC), me synimin për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e ideve të tyre sipërmarrëse.


