Nga trashëgimia te përvoja turistike në Zadrimë

Më datë 15 tetor, Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT) zhvilloi trajnimin praktik mbi guidimin lokal dhe komunikimin me vizitorët, në kuadër të projektit për fuqizimin e komunitetit të Zadrimës në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore.

Trajnimi synoi të përmirësojë aftësitë e pjesëmarrësve në komunikimin me vizitorët, prezantimin e vlerave të destinacionit dhe njohjen e ofertës turistike lokale.

Aktiviteti përfshiu diskutime pranë Njësisë Administrative mbi komunikimin me vizitorët, vizitën në sitin arkeologjik të Basanias, ku po zhvillohen gërmime nga arkeologë shqiptaro-polakë, si dhe njohjen me shërbimet dhe ofertën turistike të resortit Gardenland.

Vizitat synuan të evidentojnë potencialet e zonës dhe mënyrat se si trashëgimia kulturore dhe shërbimet lokale mund të ndërthuren për zhvillimin e një oferte turistike autentike dhe të qëndrueshme.

Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga IETT Albania.

 

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Organizohet trajnimi dyditor “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”

Mbi trajnimin e dytë të Projektit: “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”

Trajnim dy-ditor për interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore