Përmbyllëm një javë të suksesshme në kampin “Hapat e Sigurt”

Një tjetër javë e kampit veror “Hapat e Sigurt” u përmbyll me një sërë aktivitetesh edukative, sociale, artistike dhe argëtuese.

Gjatë ditëve të kampit, fëmijët u angazhuan në aktivitete që i ndihmuan të mësojnë gjëra të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të punojnë në grup dhe të krijojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët.

Çdo aktivitet përbëri një mundësi për të nxitur kureshtjen, imagjinatën, kreativitetin dhe besimin te vetja, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi ku fëmijët ndihen të sigurt, të përfshirë dhe të motivuar.

Përmes këtij programi, “Hapat e Sigurt” vijon të ndërthurë mësimin me lojën dhe bashkëpunimin, duke i ofruar fëmijëve një përvojë pozitive dhe të vlefshme gjatë periudhës së verës.

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Kampi “Hapat e Sigurt” – Një hapësirë për të mësuar, krijuar dhe bashkëpunuar

Një javë plot aktivitete dhe eksperienca të reja në kampin “Hapat e Sigurt”

Çdo ditë në kampin “Hapat e Sigurt” sjell mundësi të reja për të mësuar