Organizohet trajnimi dyditor “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”

Më datat 6 dhe 9 Tetor 2026, u organizua trajnimi dyditor me temë “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”, nën drejtimin e ekspertit të turizmit Luan Dervishej.

Trajnimi synoi të forcojë kapacitetet e komunitetit të Zadrimës për zhvillimin e shërbimeve turistike të mbështetura në trashëgiminë kulturore, traditat dhe potencialet lokale, duke nxitur krijimin e përvojave autentike dhe të qëndrueshme për vizitorët.

Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit vizituan Eternal Eden Butterfly Garden në Mjedë, Qendrën Muzeore “Mjeda” në Kukël dhe koleksionin e Ndoc Shabenit në Plezhe. Këto vizita shërbyen si mundësi për të njohur nga afër potencialet lokale dhe për të diskutuar mënyrat se si trashëgimia, njohuritë dhe nismat e komunitetit mund të shndërrohen në shërbime dhe përvoja turistike me vlerë.

Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të komunitetit dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, të mbështetur në vlerat dhe potencialet e zonës.

Projekti “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore” financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zbatohet nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit (IETT).

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Trajnim dy-ditor për interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

NextGen Entrepreneurs zhvillon trajnimin e parë mbi idetë e biznesit

Rezultatet e Projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”