Mbi trajnimin e dytë të Projektit: “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”

Më datë 8 tetor 2026, u zhvillua trajnimi i dytë në kuadër të programit “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”, një nismë e Institutit Liberal të Tiranës Pashko (ILP), mbështetur nga Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC).

Trajnimi u fokusua te Business Model Canvas, një mjet praktik që i ndihmon sipërmarrësit e rinj të strukturojnë idetë e tyre dhe të identifikojnë elementet kryesore të një modeli biznesi, nga propozimi i vlerës dhe klientët e synuar, te burimet, aktivitetet dhe burimet e të ardhurave.

Përmes diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit punuan për të konkretizuar idetë e tyre sipërmarrëse dhe për të hedhur hapa të mëtejshëm drejt ndërtimit të modeleve të qëndrueshme të biznesit.

Çdo biznes i suksesshëm nis me një ide, por merr formë përmes planifikimit.

 

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Nga trashëgimia te përvoja turistike në Zadrimë

Organizohet trajnimi dyditor “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”

Trajnim dy-ditor për interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore