Kampi “Hapat e Sigurt” – Një hapësirë për të mësuar, krijuar dhe bashkëpunuar

Kampi veror “Hapat e Sigurt” u ofroi fëmijëve një program të larmishëm aktivitetesh edukative, krijuese, sportive dhe argëtuese, duke krijuar një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.

Përmes lojës, kreativitetit dhe punës në grup, fëmijët patën mundësi të shprehnin veten, të eksploronin talente të reja dhe të forconin komunikimin dhe bashkëpunimin me bashkëmoshatarët.

Çdo aktivitet u konceptua si një mundësi për të nxitur kreativitetin, vetëbesimin dhe dëshirën për të mësuar, duke e bërë përvojën e kampit jo vetëm edukative, por edhe të paharrueshme për fëmijët.

Projekti “Hapat e Sigurt” zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) me mbështetjen financiare të Fondacionit Albanian Besa Capital.

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Një javë plot aktivitete dhe eksperienca të reja në kampin “Hapat e Sigurt”

Përmbyllëm një javë të suksesshme në kampin “Hapat e Sigurt”

Çdo ditë në kampin “Hapat e Sigurt” sjell mundësi të reja për të mësuar