NextGen Entrepreneurs zhvillon trajnimin e parë mbi idetë e biznesit

Më datë 28 shtator 2026 u zhvillua trajnimi i parë i programit “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”, i realizuar nga Instituti Liberal i Tiranës “PASHKO”, me mbështetjen e Fondacionit Albanian Besa Capital (ABC).

Me temën “Nga problemi te ideja e validuar”, trajnimi u përqendrua te hapat e parë të zhvillimit të një ideje biznesi: identifikimi i një problemi real, kuptimi i nevojave të klientit dhe testimi i zgjidhjes së propozuar. Pjesëmarrësit u orientuan të shqyrtojnë idetë e tyre duke u nisur nga personat që do të përdorin produktin apo shërbimin dhe mënyra se si e zgjidhin sot problemin.

Përmes ushtrimeve praktike dhe diskutimeve, u trajtuan përcaktimi i klientit të synuar, formulimi i problemit dhe vlerësimi i alternativave të mundshme. Vëmendje iu kushtua edhe dallimit mes fakteve dhe supozimeve, si dhe përgatitjes së pyetjeve për intervista me klientë potencialë. Këto intervista do t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të mbledhin informacion dhe të kuptojnë çfarë duhet të ruajnë apo të ndryshojnë në idetë e tyre.

Ky sesion shënoi nisjen e ciklit të trajnimeve dhe mentorimit të programit. Në takimet e ardhshme, puna do të vijojë me ndërtimin e modelit të biznesit, marketingun, planifikimin financiar dhe përgatitjen e prezantimit përfundimtar të ideve.

 

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Trajnim dy-ditor për interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Rezultatet e Projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”

ZADRIMA….HISTORIA JOTE….ZËRI YT