Një tjetër javë e kampit veror “Hapat e Sigurt” u përmbyll me aktivitete të shumta edukative, krijuese dhe argëtuese, ku fëmijët u përfshinë me entuziazëm në përvoja të përbashkëta.
Përmes lojërave edukative, aktiviteteve krijuese dhe punës në grup, fëmijët zhvilluan aftësitë e tyre, forcuan komunikimin dhe bashkëpunimin dhe patën mundësi të shprehnin kreativitetin dhe individualitetin e tyre.
Aktivitetet e zhvilluara synuan gjithashtu të nxisin vetëbesimin dhe marrëdhëniet pozitive mes fëmijëve, duke krijuar një hapësirë ku secili prej tyre ndihet i përfshirë dhe i vlerësuar.
Kampi vijon të ofrojë një kombinim të edukimit dhe argëtimit, duke i dhënë çdo fëmije mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të krijojë kujtime të bukura.