Një tjetër javë e kampit veror “Hapat e Sigurt” u përmbyll me një sërë aktivitetesh edukative, sociale, artistike dhe argëtuese.
Gjatë ditëve të kampit, fëmijët u angazhuan në aktivitete që i ndihmuan të mësojnë gjëra të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të punojnë në grup dhe të krijojnë marrëdhënie pozitive me bashkëmoshatarët.
Çdo aktivitet përbëri një mundësi për të nxitur kureshtjen, imagjinatën, kreativitetin dhe besimin te vetja, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi ku fëmijët ndihen të sigurt, të përfshirë dhe të motivuar.
Përmes këtij programi, “Hapat e Sigurt” vijon të ndërthurë mësimin me lojën dhe bashkëpunimin, duke i ofruar fëmijëve një përvojë pozitive dhe të vlefshme gjatë periudhës së verës.