ZADRIMA….HISTORIA JOTE….ZËRI YT

IETT në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komunitetit të Zadrimës në Ofrimin e Shërbimeve Turistike dhe Interpretimin e Trashëgimisë Kulturore”, do të zhvillojë një program trajnues për 10 të rinj nga zona e Vaut të Dejës dhe Lezhës.

Programi synon të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, duke i përgatitur ata për angazhime të mëtejshme në ofrimin e shërbimeve turistike dhe interpretimin e pasurive kulturore të zonës.

Gjatë trajnimit do të mësohet rreth:

  • Interpretimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore;
  • Produkteve dhe shërbimeve turistike;
  • Vlerave kulturore dhe turistike të zonës së Zadrimës;
  • Rëndësisë së trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit lokal.

 

Kush mund të aplikojë?

Të rinjtë që punojnë ose dëshirojnë të angazhohen si guida turistike, në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në site arkeologjike e muze, në strukturat e turizmit pranë bashkive, si dhe në OJQ dhe organizata që veprojnë në zonën e Vaut të Dejës dhe Zadrimës.

𝟏𝟎 të rinj do të përzgjidhen për të marrë pjesë në program.

Ky projekt financohet nga Fondacioni Albanian Besa Capital dhe zhvillohet nga Instituti i Edukimit, Trashëgimisë dhe Turizmit, në mbështetje të zhvillimit të të rinjve, trashëgimisë kulturore dhe turizmit në zonën e Zadrimës.

 

Afati i aplikimit: 30 shtator 2026

 

Tel: +355 67 605 8044

E-mail: info@iett.al

Web: www.iett.al

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Nga trashëgimia te përvoja turistike në Zadrimë

Organizohet trajnimi dyditor “Ofrimi i shërbimeve turistike me bazë komunitare”

Mbi trajnimin e dytë të Projektit: “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”