Thirrje për Projekt-Propozim: Përmirësimi i statusit social-ekonomik të fëmijëve në nevojë

Fondacioni ABC shpall hapjen e Thirrjes për Aplikim në kuadër të Programit të Granteve mbi:

 “Përmirësimin e statusit social-ekonomik të fëmijëve në nevojë”.

Në Shqipëri, shumë fëmijë përballen me vështirësi ekonomike, sociale dhe arsimore, që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e tyre dhe mundësitë për një jetë më të mirë. Fondacioni ABC, në përputhje me strategjinë e tij dhe në vijim të objektivave për përmirësimin e kushteve social-ekonomike të grupeve vulnerabël, rimerr këtë iniciativë për të adresuar nevojat e fëmijëve në situata të vështira.

Projekte specifike mund të realizohen në zona të veçanta duke synuar:

  • Identifikimin e rasteve tipike të fëmijëve në nevojë;
  • Vlerësimin e nevojave bazë për mbështetje sociale, psikologjike, mjete bazike të jetesës;
  • Ofrimin e asistencës së nevojshme për përmirësimin e statusit social;
  • Koordinimin me strukturat vendore dhe punonjësit social për implementim efektiv.

Ky program grant synon të krijojë mundësi reale për fëmijët në nevojë, duke i mbështetur në aspektin ekonomik, edukativ dhe social, dhe duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Programi mund të realizohet në bashkëpunim me Organizata joqeveritare dhe shoqata që punojnë direkt me fëmijët në nevojë, institucione arsimore dhe sociale që ofrojnë projekte konkrete për përmirësimin e jetesës së fëmijëve, partneritete midis institucioneve vendore, organizatave dhe komuniteteve për projekte inovative dhe të qendrueshme.

Fondi Limit për këtë thirrje është 800 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Thirrje për Projekt-Propozim: Programe grant për nxitjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes rinore për ngritjen e një biznesi të ri “start-up”.

Thirrje për Projekt-Propozim: Forcimi i kapaciteteve turistike familjare dhe komunitare në zonat rurale dhe ekonomisë lokale