Fondacioni ABC fton të rinjtë të aplikojnë në programin “NextGen Entrepreneurs”.

Ke një ide biznesi që mendon se mund të bëjë diferencë?

Në kuadër të projektit “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”, i financuar nga Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC) dhe i zbatuar nga Instituti Liberal i Tiranës “PASHKO”, të rinjtë kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse, të testojnë idetë e biznesit dhe t’i shndërrojnë ato në iniciativa konkrete.

Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të përfitojnë nga:

✅ Trajnime praktike mbi sipërmarrjen dhe zhvillimin e biznesit

✅ Mentorim nga profesionistë dhe ekspertë të fushës

✅ Mbështetje për zhvillimin dhe prezantimin e ideve të biznesit

✅ Konkurs për idetë më të mira sipërmarrëse

✅ Grant fitues në vlerën 100,000 lekë

📅 Aplikimet janë të hapura nga data 22 qershor deri më 1 shtator 2026.

🚀 Nga ideja në realitet. Nga realiteti në biznes.

Fondacioni ABC vijon të mbështesë iniciativa që fuqizojnë të rinjtë, nxisin inovacionin dhe krijojnë mundësi të reja për sipërmarrje dhe vetëpunësim.

📩 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në adresën:

info@ilp-al.org

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Fondacioni ABC mbështet projektin fitues për zhvillimin e turizmit kulturor në Zadrimë

Fondacioni ABC financon projektin fitues për përmirësimin e statusit social-ekonomik të fëmijëve në nevojë

Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC) financon projektin fitues të Institutin Liberal të Tiranës “PASHKO” (ILP) për nxitjen e sipërmarrjes rinore