Fondacioni ABC shpall hapjen e Thirrjes për Aplikim në kuadër të Programit të Granteve mbi:
“Mbështetjen e sipërmarrjes femërore orientuar në Biznesin Social, me synim përmirësimin e statusit social-ekonomik të tyre”
Sipërmarrja sociale në Shqipëri po zhvillohet gradualisht si një formë biznesi që synon adresimin e problematikave sociale. Në këtë kuadër, nxitja e sipërmarrjes femërore me fokus social mund të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e statusit të grave dhe rritjen e rolit të tyre në jetën ekonomike dhe shoqërore.
Programi synon:
-
- Fuqizimin ekonomik të grave përmes sipërmarrjes sociale;
-
- Mbështetjen e nismave që adresojnë problematika sociale dhe komunitare;
-
- Rritjen e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së grave në aktivitete sipërmarrëse;
-
- Krijimin e modeleve të qëndrueshme të biznesit social.
Fushat e veprimtarisë së bizneseve sociale mund të jenë: artizanati, produktet bujqësore, turizmi, mjedisi, shërbimet, etj, dhe mund të zhvillohen në zona të ndryshme për grupet e grave në nevojë.
Programi mund të bashkëpunoj dhe koordinohet me strukturat publike, vendore dhe të shoqërisë civile, përfaqësuesve të grupeve të interesit ndaj çështjeve social-ekonomike të femrës shqiptare. Të tilla janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, organizata lokale apo kombëtare të grave, etj. Në çdo rast, në rolin kryesor si përfitues duhet të jenë gratë/vajzat.
Fondi Limit për këtë thirrje është 800 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
___________________________________________________________________________________________
Aplikantët janë të lutur të njihen paraprakisht me procedurat e aplikimit për grante, të publikuara në seksionin “Grante” në faqen zyrtare: www.abcfoundation.info, përpara përgatitjes dhe dorëzimit të projekt-propozimit.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e “Aplikimit”, i cili përmban edhe listën e dokumenteve shoqëruese të nevojshme për dorëzim (për të shkarkuar formularin, klikoni mbi fjalën aplikim).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 21 Tetor 2026.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën:
Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Kopja elektronike duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: info@abcfoundation.info
Për informacione shtesë mbi programet dhe thirrjet e shpallura, mund të kontaktoni në adresën e-mail: info@abcfoundation.info ose të vizitoni faqen në Facebook: Fondacioni Albanian Besa Capital