Gjatë zbatimit të projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”, 30 fëmijë të klasave IV–V patën mundësinë të përfshihen në aktivitete edukative, sociale dhe mbështetëse, duke e kthyer verën në një hapësirë për të mësuar, zhvilluar aftësi dhe forcuar besimin te vetja.
Rezultatet që arritëm së bashku:
- 30 fëmijë u përfshinë në aktivitetet edukative dhe sociale të programit.
- 85% rritje në përmirësimin e njohurive të fëmijëve në matematikë dhe gjuhë, duke reflektuar ndikimin e mbështetjes së vazhdueshme në procesin e të nxënit.
- Të 30 fëmijët vazhdojnë vitin akademik 2026–2027, një hap i rëndësishëm drejt vijimit të arsimimit dhe reduktimit të rrezikut të braktisjes shkollore.
- 30 familje u përfshinë në aktivitete informuese dhe sociale, duke forcuar ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e arsimit dhe mbështetjes për fëmijët.
- 11 familje u referuan për të përfituar shërbime sociale dhe mbështetje për punësim, duke krijuar ura drejt mundësive dhe integrimit më të mirë social-ekonomik.
Çdo rezultat është një hap përpara. Çdo fëmijë që mëson, vazhdon shkollën dhe beson te mundësitë e tij, është një hap drejt një të ardhmeje më të sigurt.
“Hapat e Sigurt” dëshmon se mbështetja e fëmijëve dhe familjeve, përmes arsimit, informimit dhe përfshirjes sociale, mund të sjellë ndryshim të prekshëm në komunitet.
Projekti u zbatua nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER), me mbështetjen e Fondacioni Albanian Besa Capital.