Fondacioni ABC shpall hapjen e Thirrjes për Aplikim në kuadër të Programit të Granteve mbi:
“Promovimi i projekteve që ndërthurin zhvillimin ekonomik me ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore”.
Shqipëria mbart një pasuri të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore, e cila përbën një potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik lokal. Në këtë kuadër, ky program granti synon të mbështesë projekte që ndërthurin zhvillimin ekonomik me ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, duke promovuar një qasje të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe afatgjatë ndaj zhvillimit lokal.
Programi ka për qëllim:
-
- Promovimin e aktiviteteve ekonomike që respektojnë mjedisin dhe kontribuojnë në ruajtjen e burimeve natyrore;
-
- Mbështetjen e iniciativave që vlerësojnë, ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore dhe historike;
-
- Nxitjen e përfshirjes aktive të komuniteteve lokale në projekte që krijojnë punësim dhe të ardhura, pa dëmtuar ambientin;
-
- Zhvillimin e strategjive inovative që ndërthurin turizmin, artizanatin, bujqësinë e qëndrueshme dhe kulturën lokale.
Të drejtën për të aplikuar në këtë thirrje e kanë Organizatat joqeveritare dhe shoqatat që veprojnë në fushën e zhvillimit ekonomik, mjedisit dhe kulturës; bizneset dhe iniciativa komunitare që synojnë projekte inovative për zhvillim të qëndrueshëm; Partneritete ndërmjet institucioneve lokale, komuniteteve dhe aktorëve ekonomikë, për projekte me ndikim të gjerë dhe të matshëm.
Mbështetja financiare për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit lokal përfaqëson jo vetëm një investim ekonomik, por edhe një investim në ruajtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe forcimin e komuniteteve lokale. Programet e granteve luajnë një rol kyç në realizimin e projekteve të qëndrueshme, inovative dhe me ndikim pozitiv në zhvillimin e zonave rurale të Shqipërisë.
Fondi Limit për këtë thirrje është 600 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
__________________________________________________________________________________________
Aplikantët janë të lutur të njihen paraprakisht me procedurat e aplikimit për grante, të publikuara në seksionin “Grante” në faqen zyrtare: www.abcfoundation.info, përpara përgatitjes dhe dorëzimit të projekt-propozimit.
Për të aplikuar, shkarkoni formularin e “Aplikimit”, i cili përmban edhe listën e dokumenteve shoqëruese të nevojshme për dorëzim (për të shkarkuar formularin, klikoni mbi fjalën aplikim).
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 21 Tetor 2026.
Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën:
Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Kopja elektronike duhet të dërgohet në adresën e e-mailit: info@abcfoundation.info
Për informacione shtesë mbi programet dhe thirrjet e shpallura, mund të kontaktoni në adresën e-mail: info@abcfoundation.info ose të vizitoni faqen në Facebook: Fondacioni Albanian Besa Capital