Thirrje për Projekt-Propozim: Programe grant për nxitjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes rinore për ngritjen e një biznesi të ri “start-up”.

Fondacioni ABC shpall hapjen e Thirrjes për Aplikim në kuadër të Programit të Granteve mbi:

“Nxitjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes rinore për ngritjen e një biznesi të ri “start-up

Ky program synon fuqizimin e të rinjve si aktorë aktivë në zhvillimin ekonomik të vendit, përmes mbështetjes së ideve inovative, nxitjes së vetëpunësimit dhe krijimit të mundësive të reja profesionale. Programi ka për qëllim mbështetjen e të rinjve që disponojnë ide të vlefshme biznesi, por që përballen me mungesë informacioni, përvoje praktike apo burimesh financiare për t’i konkretizuar ato. Nëpërmjet trajnimeve, mentorimit dhe aksesit në financim, programi synon të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja dhe të qëndrueshme.

Trajnimet dhe praktikat profesionale do të përfshijnë, ndër të tjera:

  • Njohuri bazë mbi krijimin dhe financimin e një biznesi të ri;
  • Rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit në sipërmarrje;
  • Identifikimin e tregut dhe ndërtimin e modelit të qëndrueshëm të biznesit;
  • Hartimin e planit strategjik dhe planit të biznesit;
  • Aftësi për përshtatje me kushtet dhe sfidat e tregut;
  • Zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe krijimin e rrjeteve profesionale.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të përgatisin një projekt-ide dhe plan biznesi, i cili do të shërbejë si dokument themelor për nisjen e sipërmarrjes së tyre. Ideja e biznesit duhet të jetë inovative, e zbatueshme dhe me potencial qëndrueshmërie në kohë dhe aspekt financiar.

Ky program përveç trajnimeve ofron mundësinë për përfshirje në një proces aplikimi për financim me hua preferenciale për ngritjen e një biznesi të ri “start-up” ose për forcimin e një sipërmarrjeje të sapokrijuar. Programi mund të realizohet në bashkëpunim me institucione publike, private dhe organizata të shoqërisë civile, për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e mbështetjes.

Fondi Limit për këtë thirrje është 800 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Thirrje për Projekt-Propozim: Përmirësimi i statusit social-ekonomik të fëmijëve në nevojë

Thirrje për Projekt-Propozim: Forcimi i kapaciteteve turistike familjare dhe komunitare në zonat rurale dhe ekonomisë lokale