Kampi veror “Hapat e Sigurt” vijon të zhvillohet përmes një programi të larmishëm aktivitetesh edukative, krijuese, sportive dhe argëtuese.
Përmes lojërave, punës në grup, aktiviteteve artistike dhe mësimit interaktiv, fëmijët po zhvillojnë aftësitë e tyre, po forcojnë vetëbesimin dhe po mësojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Aktivitetet e kampit krijojnë një mjedis të sigurt dhe gjithëpërfshirës, ku fëmijët mund të shprehin potencialin e tyre, të zhvillojnë kreativitetin dhe të kalojnë një verë aktive dhe të dobishme.
Fondacioni Albanian Besa Capital beson se çdo fëmijë meriton një hapësirë ku të ndihet i vlerësuar, të zhvillojë potencialin e tij dhe të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar.
Çdo hap drejt arsimit është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë.