Në kuadër të zbatimit të projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”, Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) zhvilloi takime koordinuese me drejtuesit dhe mësuesit e Shkollës “Abdyl Paralloi”, si dhe me prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në kampin veror.
Gjatë takimeve u prezantua programi i kampit, u diskutuan rregullat e funksionimit dhe u theksua rëndësia e aktiviteteve edukative dhe psiko-sociale për zhvillimin e fëmijëve.
Bashkëpunimi me shkollën dhe familjen është një element i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi mbështetës, i cili ndihmon në rritjen e motivimit për të vazhduar shkollimin, zhvillimin e aftësive dhe forcimin e integrimit social të fëmijëve.
Një falënderim i veçantë shkon për drejtuesit dhe stafin pedagogjik të Shkollës “Abdyl Paralloi” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë organizimit dhe zbatimit të programit.
Projekti zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) me mbështetjen financiare të Fondacionit Albanian Besa Capital.