Ke një ide biznesi që mendon se mund të bëjë diferencë?
Në kuadër të projektit “NextGen Entrepreneurs – Program Mentorimi dhe Financimi për të Rinj”, i financuar nga Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC) dhe i zbatuar nga Instituti Liberal i Tiranës “PASHKO”, të rinjtë kanë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse, të testojnë idetë e biznesit dhe t’i shndërrojnë ato në iniciativa konkrete.
Përmes këtij programi, pjesëmarrësit do të përfitojnë nga:
Trajnime praktike mbi sipërmarrjen dhe zhvillimin e biznesit
Mentorim nga profesionistë dhe ekspertë të fushës
Mbështetje për zhvillimin dhe prezantimin e ideve të biznesit
Konkurs për idetë më të mira sipërmarrëse
Grant fitues në vlerën 100,000 lekë
Aplikimet janë të hapura nga data 22 qershor deri më 1 shtator 2026.
Nga ideja në realitet. Nga realiteti në biznes.
Fondacioni ABC vijon të mbështesë iniciativa që fuqizojnë të rinjtë, nxisin inovacionin dhe krijojnë mundësi të reja për sipërmarrje dhe vetëpunësim.
Apliko tani duke dërguar CV-në tënde në adresën:
info@ilp-al.org