Fondacioni ABC shpall hapjen e Thirrjes për Aplikim në kuadër të Programit të Granteve mbi:
“Forcimin e kapaciteteve turistike familjare dhe komunitare në zonat rurale dhe ekonomisë lokale”.
Zonat rurale të Shqipërisë mbartin një potencial të pasur turistik, kulturor dhe natyror, i cili ende nuk është shfrytëzuar plotësisht. Mungesa e kapaciteteve, infrastrukturës dhe mbështetjes për komunitetet lokale ka kufizuar zhvillimin e turizmit si një motor i qëndrueshëm i ekonomisë rurale.
Në këtë kuadër, Fondacioni ABC shpall Programin e Granteve 2026, i cili synon të mbështesë nisma që forcojnë kapacitetet turistike familjare dhe komunitare dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë lokale.
Fondacioni ABC nëpërmjet këtij programi grant mbështet iniciativat të cilat do të kenë si qëllim:
- Zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të familjeve dhe komuniteteve për ofrimin e shërbimeve turistike cilësore;
- Rritjen e mundësive për punësim dhe gjenerimin e të ardhurave të qëndrueshme në zonat rurale;
- Promovimin e turizmit të qëndrueshëm që respekton dhe ruan kulturën, traditat dhe mjedisin lokal;
- Përforcimin e bashkëpunimit midis aktorëve lokalë, organizatave joqeveritare dhe institucioneve të zhvillimit rural.
Të drejtën për të aplikuar në këtë thirrje e kanë Organizatat joqeveritare dhe shoqatat komunitare që zbatojnë projekte konkrete në fushën e turizmit rural; bizneset familjare që synojnë zhvillimin, përmirësimin ose zgjerimin e shërbimeve turistike; Partneritete dhe bashkëpunime midis komuniteteve lokale, bizneseve dhe institucioneve vendore, me projekte inovative dhe të qëndrueshme.
Fondacioni ABC e konsideron mbështetjen e këtij programi si një investim strategjik në zhvillimin ekonomik dhe social të zonave rurale. Forcimi i kapaciteteve turistike familjare dhe komunitare krijon mundësi reale për rritjen e të ardhurave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies lokale.
Në të njëjtën kohë, ky program kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, traditave dhe mikpritjes karakteristike të zonave rurale, duke e kthyer turizmin rural në një model zhvillimi afatgjatë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Fondi Limit për këtë thirrje është 700 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.
- Para aplikimit, sigurohuni që të njiheni me procedurat dhe procesin e aplikimit, të publikuara në seksionin Grante, në faqen zyrtare: www.abcfoundation.info
- Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit , i cili përfshin në aneks edhe dokumentet shoqëruese të nevojshme për aplikim.
- Afati i aplikimit: Projekt-propozimet pranohen deri më 30 prill 2026.
- Mënyra e dorëzimit:
- Dorëzimi fizik: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë | Tel/Fax: +355 42 253 841 (Ext: 1247)
- Dorëzimi elektronik: info@abcfoundation.info
- Nevojitet ndihmë?
Për çdo pyetje apo informacion shtesë mbi programet dhe thirrjet:
Email: info@abcfoundation.info
Facebook: Fondacioni Albanian Besa Capital