Fondacioni Albanian Besa Capital zbaton në mënyrë rigoroze ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat personale të grantmarrësve dhe bashkëpunëtorëve të saj ndaj shkatërrimeve të paligjshme, aksidenteve, humbjeve, përdorimit të paautorizuar, si dhe çdo lloj përpunimi të paligjshëm që mund t’u bëhet të dhënave personale.
A – Masat e sigurisë
Fondacioni Albanian Besa Capital merr këto masa sigurie për mbrojtjen e të dhënave personale që përpunon:
- Lejon përdorimin e të dhënave personale në përputhje me detyrat funksionale të stafit;
- Udhëzon stafin për detyrimet që kanë sipas legjislacionit në fuqi;
- Ndalohet hyrja në mjediset ku përpunohen të dhënat nga persona të paautorizuar;
- Hyrja në të dhëna dhe programe bëhet vetëm nga personat e autorizuar;
- Ndalohet përdorimi i mjeteve të arkivimit nga persona të paautorizuar.
Në asnjë rast të dhënat e dokumentuara pranë Fondacionit Albanian Besa Capital nuk përdoren për qëllime të tjera që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit të tyre. Dokumentacioni që përmban të dhëna personale ruhet për aq kohë sa kërkohet nga legjislacioni në fuqi dhe rregulloret e brendshme të Fondacionit.
B – Kriteret ligjore për përpunimin e të dhënave personale
Të dhënat personale përpunohen vetëm në rastet e mëposhtme:
- Nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin;
- Në rastin e hartimit dhe përmbushjes së kontratave;
- Për mbrojtjen e interesave jetike të subjektit të të dhënave;
- Për përmbushjen e një interesi ligjor të Fondacionit;
- Për kryerjen e një detyre me interes publik;
- Për ndjekjen e interesave legjitime të Fondacionit ose palëve të treta.
Të dhënat personale të mbledhura nga Fondacioni Albanian Besa Capital ruhen për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i përfundimit të marrëdhënies së bashkëpunimit.
C – Përpunimi i drejtë dhe i ligjshëm
- Të ekzistojnë arsye legjitime për mbledhjen e të dhënave;
- Të mos përdoren në mënyra të pajustifikuara;
- Të garantohet transparenca për mënyrën e përdorimit të tyre;
- Të mblidhen vetëm në mënyrë të arsyeshme;
- Të mos përdoren për qëllime të paligjshme.
D – Çfarë nënkupton përpunimi i të dhënave
“Përpunimi” i të dhënave personale përfshin grumbullimin, përdorimin, zbulimin, ruajtjen, korrigjimin, fshirjen, transmetimin, transferimin ndërkombëtar dhe shkatërrimin e tyre. Parimi i përpunimit të drejtë kërkon transparencë dhe informim të plotë të individëve për mënyrën se si do të përdoren të dhënat e tyre.
E – Çfarë nënkuptohet me përpunim të ligjshëm
- Shkelje e besimit ose detyrimit të ruajtjes së informacionit;
- Tejkalim i kompetencave ligjore;
- Shkelje e një marrëveshjeje kontraktuale;
- Shkelje e legjislacionit ose rregulloreve;
- Shkelje e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
F – Çfarë të dhënash përpunon Fondacioni
Fondacioni Albanian Besa Capital përpunon të dhënat personale të grantmarrësve dhe aplikantëve, të cilat përfshijnë: emrin, mbiemrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e emailit, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për procesin e aplikimit dhe bashkëpunimit.
G – Përpunimi dhe përhapja e të dhënave
- Të dhënat përpunohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
- Përdoren vetëm për qëllimet për të cilat janë mbledhur;
- Çdo formular aplikimi shoqërohet me informacion për mënyrën e përdorimit të të dhënave.
H – Ruajtja e të dhënave
- Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme;
- Afatet e ruajtjes janë në përputhje me ligjin;
- Në raste të veçanta mund të ruhen për hetime gjyqësore ose procedura ligjore.
Përdorimi i Cookies
Faqja e internetit e Fondacionit Albanian Besa Capital mund të përdorë cookies për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të analizuar trafikun në faqe. Përdoruesit mund të pranojnë ose refuzojnë cookies përmes cilësimeve të shfletuesit të tyre.
Kontakti për mbrojtjen e të dhënave personale
Fondacioni Albanian Besa Capital
Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë
Tel: (+355) 4 2253841 / 2
Nëpunësi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale:
Enida Bundo
Email: info@abcfoundation.info