NJOFTIM PËR TRAJNIM "SI TA HARTONI NJË PLAN BIZNESI"

Fondacioni ABC - partner i projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" – SKILLS4MSEs, ofron në kuadër të këtij projekti trajnimin "Si të hartojmë një Plan Biznesi".

Ky trajnim ka për qëllim t’ju ofroj pjesëmarrësve njohuri për Hartimin e një Plani të Biznesit, cilat janë elementet që përmban një plan biznesi dhe pse është i rëndësishëm ai në zhvillimin e sipërmarrjes.

Ky trajnim do të fokusohet kryesisht në:
• Ç’është Plani i Biznesit;
• Pse është i nevojshëm plani i biznesit;
• Si shkohet nga ideja deri tek shndërrimi i saj në mundësi për Biznes;
• Planifikimi i Biznesit... Analiza Marketingu dhe Strategji Marketingu;
• Përgatitja e Planit të Marketingut;
• Analizimi i konkurentëve;
• Analiza SWOT dhe Plani Operacional për Kompaninë tuaj;
• Vendosja e çmimeve të produkteve apo shërbimeve;
• Financat për sipërmarrjen etj.

Trajnimi do të organizohet më datë: 4.5.2021 në Tropojë.

Afati i fundit për aplikim: 21 Prill 2021

Informacion rreth pagesës: Trajnimi është falas në kuadër të Projektit.

Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh (deri në fund të vitit 2021) dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.

Kthehu mbrapa