6. THIRRJE per Projekt-Propozim: Permiresim te statusit social te te moshuarve, gjallerim i jetes nepermjet mbeshtetjes ndaj nevojave aktuale, ne koordinim me strukturat vendore (MBYLLUR)

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara te paraqesin projekt-propozime mbi:
“Permiresimi statusit social te te moshuarve, gjallerimi jetes nepermjet mbeshtetjes
ndaj nevojave reale, ne koordinim me strukturat vendore”

Kujdesi ndaj moshes se trete, eshte tregues i funksionimit te sistemit te demokracise, eshte detyrim social, publik dhe familjar. Per te mbeshtetur nevojat specifike te kesaj kategorie, perveç programeve publike, nje rol te veçante luan edhe shoqeria civile.
Fondacioni ABC nepermjet ketij Programi mbeshtete inisiativa te shoqerise civile, qe do te kene si qellim permiresimin e statusit te kesaj kategorie. Projekti do te duhet te synoje identifikim te grupeve, nevojat e tyre me te rendesishme, dhe mundesimin e plotesimit te tyre, ne varesi te burimeve dhe efikasitetit te nderhyrjes. Projekti duhet te realizohet ne bashkepunim me struktura aktive vendore dhe me eksperience. Bashkepunimi me strukturat e pushtetit vendor do te kete nje vlere te veçante per te siguruar koordinim te nderhyrjeve, si dhe impakt social te prekshem.

Per te mesuar me shume mbi FONDACIONIN ABC, mund te vizitoni www.abcfoundation.info, nga ku mund te terhiqni edhe kopien elektronike te formularit te “Aplikimit“. Aplikantet jane te lutur te njihen me “Proceduren e plote te Aplikimit” te paraqitur ne Web te Fondacionit ABC. Projekt-propozimi duhet te paraqitet dorazi, dhe derguar (apo shoqeruar) me kopie elektronike, si dhe me dokumentat shoqeruese te kerkuara (lista ne web-site apo prane zyrave te Fondacionit ABC), deri me 30 Prill 2015, ora 16.00, ne adresen: Rruga Brigada VIII, Pallati Nr. 5, Tirane, Tel/Fax: 04 2253 543.

Per informacione te nevojshme mbi Programet dhe thirrjet e shpallura, mund te komunikoni me Informacionin ne adrese: info@abcfoundation.info, apo Z. Leonard Prifti, Drejtor i Programeve, lprifti@abcfoundation.info

Kthehu mbrapa