5. THIRRJE per Projekt-Propozim: Permiresimin e statusit social te femijeve ne nevoje: jetim, me aftesi te kufizuar, te trafikuar, etj, ne bashkepunim me strukturat vendore dhe ato te specializuara (MBYLLUR)
FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara te paraqesin projekt-propozime mbi:
“Permiresimin e statusit social te femijeve ne nevoje: jetim, me aftesi te kufizuar, te trafikuar, etj, ne bashkepunim me strukturat vendore dhe ato te specializuara”
Sipas statistikave, nje ne tre femije eshte aktualisht ne nevoje dhe ne situata defavorizuese. Fondacioni ABC rimerr kete inisiative ndaj ballafaqimit me kete situate dhe kerkesave te vazhdueshme per me shume vemendje ndaj femijeve, ne harmoni me strategjine kombetare per mbrojtjen e tyre. Ne fokus do te duhet te jene femijet jetime, ata me aftesi te kufizuara, te ngujuar, etj. Rol te rendesishem ndaj kesaj inisiative mund te marre perfshirja e punonjesve social prane strukturave vendore (bashki apo komuna) dhe e punonjesve social te qendrave publike dhe private, etj. Programi kerkon bashkerendim te veprimeve me strukturat vendore, qendrat sociale, apo ato te shoqerise civile. Pa u kufizuar vetem ne to, aktivitetet e orientuara mund te jene;
- Identifikimi rasteve tipike te femijeve ne nevoje, vleresim i nevojave te tyre per mbeshtetje sociale, psikologjike, mjete bazike te jeteses, etj; realizimi i kesaj mbeshtetjeje me asistencen e nevojshme;
- Rritje e nivelit edukativ, aftesive individuale, shoqerizimit e perfshirjes ne komunitetin e femijeve, etj.