3. Thirrje për Projekt-Propozim: Përmirësim të statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në nevojë, bazuar në kërkesat e njësive vendore.

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara të paraqesin projekt-propozime mbi:

“Përmirësimin e statusit social dhe ekonomik të fëmijëve në nevojë, bazuar në kërkesat e njësive vendore”.

Sipas statistikave të “Save the Children” për vitin 2020, rezulton se Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të fëmijëve në varfëri në Evropë e në Ballkanin Perëndimor. Fondacioni ABC rimerr këtë iniciativë ndaj ballafaqimit me këtë situatë kritike dhe kërkesave të vazhdueshme për më shumë vëmendje dhe përkujdesje ndaj fëmijëve në nevojë, në harmoni dhe me Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026.

Fondacioni ABC nëpërmjet këtij programi grant mbetet i përkushtuar për të lehtësuar dhe përmirësuar kushtet e fëmijëve në nevojë në situata të ndryshme, ku në fokus do të duhet të jenë:

  • fëmijët me aftësi të kufizuara;
  • minoritetet etnike në nevojë;
  • fëmijët e ngujuar, etj.

Projekte specifike do të mund të realizohen në zona të veçanta duke synuar: Identifikimin e rasteve tipike të fëmijëve në nevojë; vlerësimin e nevojave bazë të tyre për mbështetje sociale, psikologjike, mjete bazike të jetesës, koordinimin me strukturat e profilizuara etj.

Shënim: Fondi Limit për këtë thirrje është 500 000 Lekë, me një kohëzgjatje implementimi prej 3-4 muajsh.

Për të mësuar më shumë mbi FONDACIONIN ABC, mund të vizitoni faqen  www.abcfoundation.infonga ku mund të tërhiqni edhe kopjen elektronike të formularit të  “Aplikimit“. Aplikantët janë të lutur të njihen me “Procedurën e plotë të Aplikimit” të paraqitur në Web të Fondacionit ABC. Projekt-propozimi duhet të paraqitet dorazi, dhe dërguar (apo shoqëruar) me kopje elektronike, si dhe me dokumentat shoqëruese të kërkuara (lista në website), deri më datën 22 Prill 2025, në adresën: Rruga “Dritan Hoxha”, Laprakë, Tiranë, Tel/Fax: +355 42 253 841. Ext: 1247.

Për informacione të nevojshme mbi programet dhe thirrjet e shpallura, mund të komunikoni me informacionin në adresën:  info@abcfoundation.info, ose në faqen:  Fondacioni Albanian Besa Capital | Facebook

Kthehu mbrapa