3. THIRRJE per Projekt-Propozim: Nxitje te sipermarrjes rinore, nepermjet inisiativave ne sektore sherbimesh & prodhimi dhe perfshirjes ne edukimin profesional (MBYLLUR)
Fondacioni ABC ka ne objektivat e tij edhe nxitjen e sipermarrjes tek te rinjte. Nderkohe, kjo thirrje vjen si mbeshtetje per strategjine kombetare per “rritjen e punesimit te te rinjeve nepermjet edukimit profesional”.
Ne fokus te projekt-propozimeve do te duhet te jene te rinj te arsimuar ne shkollat profesionale ose ne proces, qe jane te gatshem per t’u formuar profesionalisht ne nje faze te metejshme, dhe per te ndermarre inisiativa vetepunesimi.
Thirrja adresohen aspekte specifike per "nxitjen e sipermarrjes rinore", te cilat mund te jene te orientuara, pervec se ne edukimin/formimin profesional edhe ne nxitjen per sipermarrje vetepunesimi ne sherbime apo njesi te vogla prodhimi (cirakeri). Per kete mund te synohet, por jo vetem;
- Aftesimi drejtues (menaxherial) i te rinjeve qe kane tashme nje arsimim profesional;
- Mbeshtetja per nje periudhe fillestare te inisiativave te tyre (start-up), sipas nevojave specifike;
- Informim dhe mbeshtetje per perfshirjen ne sistemin e mikrokredive per sipermarrjet e te rinjve;
- Sjelle e modeleve te suksesit per inisiativa te sipermarrjes rinore;