2. THIRRJE per Projekt-Propozim: Mbeshtetje e sipermarrjes femerore nepermjet zhvillimit te biznesit social, per permiresim te statusit social-ekonomik te tyre (MBYLLUR)
FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara te paraqesin projekt-propozime mbi;
“Mbeshtetje e sipermarrjes femerore nepermjet zhvillimit te biznesit social,
per permiresim te statusit social-ekonomik te tyre”
Nepermjet kesaj thirrjeje synohet te nxitet permiresimi i statusit social-ekonomik te femres, nepermjet zhvillimit te sipermarrjes femerore, por te orientuar ne biznesin social. Fondacioni ABC ka tashme eksperience ne nxitjen e sipermarrjes femerore dhe te biznesit social, por kjo thirrje synon te harmonizoj dhe integroje karakteristikat e te dy aspekteve sebashku. Inisiativat e subjekteve te interesuara per te zhvilluar nje biznes social femeror mund te orientohen, por jo vetem ne;
- Ngritjen e nje biznesi te ri social, apo transformimin e iniciativave ekzistuese ne biznese te mirefillta sociale, duke adresuar nje problem social permes mekanizmit te sipermarrjes;
- Fushat e veprimtarise se bizneseve sociale mund te jene; artizanati, produktet bujqesore, turizmi, mjedisi, sherbimet, etj, dhe mund te zhvillohen ne zona te ndryshme per grupet e grave ne nevoje;
Ne cdo rast, ne rolin kryesor si realizues dhe perfitues duhet te jene grate/vajzat.