1. THIRRJE per Projekt-Propozim: Nxitjen e sipermarrjes ne Agrobiznes, orientuar drejt Inovacionit dhe produkteve organike (MBYLLUR)

FONDACIONI ABC fton subjektet e interesuara te paraqesin projekt-propozime mbi;

"Nxitjen e sipermarrjes ne Agrobiznes, orientuar drejt Inovacionit dhe produkteve organike"

Kjo thirrje vjen ne mbeshtetje te Strategjise Kombetare te Bujqesise dhe Zhvillimit Rural. Ajo synon te nxise inisiativa ne agrobiznes te orientuara ndaj perfshirjes te elementeve inovative, te cilet mbeshtesin zhvillimin e nje agrobiznesi te avancuar ne planin teknollogjik, te nivelit te prodhimit dhe perfitimit te produkteve organike. Objektivat, dhe aktivitetet e projekt-propozimeve mund te jene te orientuara, por jo vetem;

- Ne perdorimin e elementeve inovativ per permiresimin e sistemit te vaditjes ne fermat bujqesore;

- Ne projektimin dhe perdorimin e elementeve inovative ne fushen e mbrojtes se bimeve ne serra, fushe te hapur apo peme frutore;

- Ne perdorimin e metodave inovative per rritjen e prodhimit dhe cilesise se tij, ne blegtori, gjedhe apo te imta;

Inisiativat mund te jene te natyres pilot, c'ka mund te sherbej si nje mekanizem vleresues dhe pergjithesues.

Per te mesuar me shume mbi FONDACIONIN ABC, mund te vizitoni www.abcfoundation.info, nga ku mund te terhiqni edhe kopien elektronike te formularit te AplikimitAplikantet jane te lutur te njihen me “Proceduren e plote te Aplikimit” te paraqitur ne Web te Fondacionit ABC. Projekt-propozimi duhet te paraqitet dorazi, dhe derguar (apo shoqeruar) me kopie elektronike, si dhe me dokumentat shoqeruese te kerkuara (lista ne web-site apo prane zyrave te Fondacionit ABC), deri me 30 Prill 2015, ora 16.00, ne adresen: Rruga Brigada VIII, Pallati Nr. 5, Tirane, Tel/Fax: 04 2253 543.

Per informacione te nevojshme mbi Programet dhe thirrjet e shpallura, mund te komunikoni me Informacionin ne adrese: info@abcfoundation.info, apo Z. Leonard Prifti, Drejtor i Programeve, lprifti@abcfoundation.info

Kthehu mbrapa