Për Grupet ne Nevoje & Shoqerine Civile 2010 - Realizuar

Per Grupet ne Nevoje & Shoqerine Civile 2010 - Realizuar

Titulli i Projektit: “Vullnetarizmi si vlerë europiane për shoqërinë shqiptare”

INFORMACION PERGJITHSHEM

Tematika e Projektit: Vullnetarizmi dhe vlerat e tij

Zbatues i Projektit: Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare

Motivimi: Ideja e projektit ka patur ne thelb Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve, e cila përkujtohet bashkë me iniciativa që synojnë theksimin e rolit të komuniteteve vullnetareve. Motivues eshte mungesa e legjislacionit të përshtatshëm, rregullimi ligjor i OJF-ve, marrëdheniet e tyre me taksat.

Objektivi kryesor: Ndërgjegjësimi i shoqërisë për rëndësinë e vullnetarizmit dhe bazen e nevojshme ligjore.

AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:

1. Organizimi i një konference mbi vullnetarizmin, realizimi i një filmi të shkurtër dokumentar për historikun e vullnetarizmit në Shqipëri;
2. Paraqitja e koncepteve kryesore te një draft ligji për vullnetarizmin;

ZHVILLIMI PROJEKTIT

Projekti u shtri ne periudhen dhjetor 2010 - janar 2011. Konferenca mbi vullnetarizmin u organizua ne 18 janar 2011, si aktivitet qe pasqyroi punen e bere gjate zhvillimit te projektit, duke u paraqitur edhe filmi dokumentar, i cili pershkroi nje historik te shkurter te vullnetarizmit ne Shqiperi. Ne konference u paraqitën propozime dhe sugjerime për punen mbi një draft-ligj për vullnetarizmin. U arrit shkembimi i praktikave pozitive me pjesëmarrjen e ekspertëve italianë dhe të shoqatave të tjera te përvojës perëndimore per nje harmonizim të legjislacionit tonë me atë evropian mbi vullnetarizmin.

 

Titulli i Projektit: “Ngjitje Alpinistike per here te pare ne Malin Kilimanjaro”

INFORMACION PERGJITHSHEM

Tematika e Projektit: Mbeshtetje sportit alpinistik shqiptar, dhe promovim te turizmit malor ne Shqiperi

Zbatues i Projektit: “DAJTI ALPINO TURISTIK TIRANE”

Objektivi kryesor: Ngjitja ne majen me te larte te Kontinentit Afrikan, Kilimanjaro (5895 m).

AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:

1. Pergatitje fizike;
2. Plotesim me pajisjet e nevojshme;
3. Nisja drejt majes se Kilimanjaro.

ZHVILLIMI PROJEKTIT

Aktiviteti u realizua me sukses, me mberritjen ne majen Kilimanjaro ne mes te korrikut 2010

 

Titulli i Projektit: “Mbeshtetje per Botimin e Revistave Shkencore Periodike”

INFORMACION PERGJITHSHEM

Tematika e Projektit: Botime mbi politikat ekonomike dhe çështjet integruese në Bashkimin Evropian

Zbatues i Projektit: Universiteti Aleksander Moisiu

Objektivi kryesor: Botimi i Punimeve te paraqitura ne Konferencen Shkencore Ndërkombëtare 2010, me titull “Economic Policy and EU Integration”.

AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:

1. Botimi i Revistave Periodike Shkencore;

ZHVILLIMI PROJEKTIT

Projekti u shtri ne periudhen qershor 2010, dhe u adresua ne botimin e sasise se parashikuar te Revistes Shkencore. Ne kete reviste, pas perpunimit jane perfshine 150 punime te prezantuara nga akademike e studiues te universiteteve nderkombetare te rajonit dhe me gjere, me vlera te vecanta per ekonomine dhe shkencen.

 

Titulli i Projektit: Shkembim Kulturor mes dy shkollave “Ismail Qemali”

INFORMACION PERGJITHSHEM

Tematika e Projektit: Shkembim i Kultures dhe Tradites

Zbatues i Projektit:  Shoqata Rinore “Trokitje”, Shkoder

Zona e zbatimit: Shkoder dhe Mitrovice, Kosove.

Objektivi kryesor: Krijimi i urave lidhese mes dy shkollave dhe nxenesve te tyre.

AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:

1. Vizite 3-ditore ne Kosove e nxenesve dhe mesuesve te shkolles ‘Ismail Qemali’, Shkoder, prane shkolles ‘Ismail Qemali’ Mitrovice.

ZHVILLIMI PROJEKTIT

Projekti u shtri gjate muajit qershor 2010. Nepermjet aktiviteteve artistike, sportive dhe vizitave ne atraksionet kulturore, u be i mundur shkembimi i vlerave tradicionale kulturore dhe historike, dhe krijimi i nje komunikimi te qendrueshem midis nxenesve te dy shkollave.

 

Kthehu mbrapa