Për Biznesin
Per Biznesin 2010 - Realizuar
Titulli i Projektit: “PUNESIMI PER MBESHTETJEN E TRADITES ARTIZANALE”
INFORMACION PERGJITHSHEM
Tematika e Projektit: Promovimi dhe nxitja e punimeve artizanale tradicionale
Zbatues i Projektit: Bashkia Erseke
Objektivi kryesor: Krijimi i nje strukture biznesi (shoqate) ne interes te nevojave te artizaneve kolonjare per prodhimin dhe promovimin e punimeve artizanale te zones.
AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:
1. Trajnimi i artizaneve mbi sipermarrjen dhe biznesin, vizita per shkembim experience;
2. Aftesim i artizaneve te reja per proceset e punimeve te artizanatit;
3. Marketing, promovimi i struktures se ngritur dhe i produkteve, krijimi i lidhjeve me partneret.
ZHVILLIMI PROJEKTIT
Projekti u shtri ne periudhen nentor 2010 - prill 2011. Shoqates se artizaneve ju ofrua nje ambient i administruar nga Bashkia, i cili u pershtat dhe u pajis me paisjet e nevojshme per te prodhuar produkte artizanale si, sixhade, rrugica, qilima, etj, me qellim per t’i tregetuar. Ky mjedis mbetet i hapur edhe per promovim te punimeve te cdo artizaneje te shoqates. Per promovimin e punimeve, pervec organizimit te pjesemarrjeve ne panaire rajonale, shoqata u pais me kompjuter, qe do sherbeje per komunikimin me partnere apo kliente potenciale. Organizata SNV, ofroi konsulence te vlefshme per trajnim dhe krijimin e komunikimeve te nevojshme per tregun e punimeve te dores. Pas perfundimit, infrastruktura e Projektit eshte nen administrim te Bashkise Erseke.
Titulli i Projektit: “Zhvillimi Sipermarrjes Rinore nepermjet krijimit te Firmave te Biznesit te Nxenesve”
INFORMACION PERGJITHSHEM
Tematika e Projektit: Nxitje Sipermarrjes Rinore
Zbatues i Projektit: Instituti i Trainimit dhe Menaxhimit te Ndermarrjeve (ITMN)
Objektivi kryesor: Pergatitja e lidereve dhe sipermarresve te rinj, te cilet do te forcojne bizneset nepermjet nje partneriteti ndermjet institucioneve te edukimit dhe biznesit.
AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:
1. Trainimi dhe shperndarje e dokumentave te nevojshme per ngritjen e nje biznesi;
2. Organizimi dhe Zbatimi – Ngritja e bizneseve ne shkolla;
3. Mbyllja dhe Konkluzionet – Likuidimi i aktivitetit;
4. Ceremonia e ndarjes se cmimeve.
ZHVILLIMI PROJEKTIT
Projekti u shtri ne periudhen nentor 2010 - mars 2011. Projekti u zbatua në 4 shkolla te mesme (Tirane, Durres) të cilat morën pjesë aktive dhe e mbështetën atë në të gjithë komponentët. Pas seminareve trajnuese shkollat krijuan kompanite e nxenesve me mbeshtetjen e mesuesve te trainuar;
· 7 kompani te fushave te ndryshme u ngriten dhe zhvilluan aktivitetin e tyre.
· 660 nxenes u perfshine ne program dhe kane marre nje vleresim ne perfundim te tij.
· 10 biznese ndervepruan me nxenesit gjate gjithe programit.
Titulli i Projektit: “Rritja e kapaciteteve te grave per sipermarrje private ne agrobiznes, nepermjet strukturave te organizuara”
INFORMACION PERGJITHSHEM
Tematika e Projektit: “Fuqizimi ekonomik i grave si parakusht per te arritur barazine gjinore”
Zbatues i Projektit: SHOQATA E GRUAS LIBRAZHD
Objektivi kryesor: Permiresimi i statusit social - ekonomik te gruas dhe ndergjegjesimi per pjesemarrje ne sipermarrje private.
AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:
1. Seminare per sipermarrje dhe biznese ne vreshtari, frutikulture, bimet e arave, blegtori, sherbime dhe mbeshtetje nga ShKK Kandavia e Fondi BESA;
2. Sensibilizim nepermjet materialeve promovuese dhe takimeve ne fshatra;
3. Ngritja ne cdo fshat te grupit te vazhdimesise se projektit.
ZHVILLIMI PROJEKTIT
Projekti u shtri ne periudhen nentor 2010 - shkurt 2011. Shoqata e Gruas Librazhd sensibilizoi ne seminare dhe aktivitete trajnuese 280 gra, si dhe komunitetin e 6 fshatrave te rrethit te Librazhdit. Ne kuader te rritjes se njohurive per ngritjen e bizneseve ne bujqesi dhe blegtori, u realizuan seminare me tema rreth teknologjive te reja, u organizuan bashkebisedime rreth kulturave bujqesore dhe prodhimit blektorale. Vemendje e vecante ju kushtua siperfaqes se tokes per fryme, kushteve klimatike, mikroklimes, vaditjes. U prezantuan shembuj te suksesshem te sipermarrjeve te grave ne bujqesi e blegtori. Ne vijim te sensibilizimit te zones u hartuan dhe u shperndane materiale promovuese.
Titulli i Projektit: “Pjesemarrje Rinore tek Biznesi i Riciklimit”
INFORMACION PERGJITHSHEM
Tematika e Projektit: Nxitje e inisiativave për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të rinjve në biznes
Zbatues i Projektit: EPER Center – Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim
Objektivi kryesor: Inkuraimi i inisiativave rinore tek biznesi i riciklimit të mbetjeve, nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së tyre te drejtperdrejt.
AKTIVITETET Aktivitetet baze te Projektit:
1. Rekrutimi i të rinjve dhe vendosja e kontakteve me aktorët e përfshirë në projekt;
2. Zhvillimi i sesioneve të trainimit;
3. Realizimi i punesimit sezonal të 10 të rinjve me aktive;
4. Zhvillimi i projekt-ideve nga ana e të rinjve;
5. Fushata sensibilizuese e të rinjve prane shkollave te mesme;
6. Organizimi i takimit permbylles “Të Rinjtë dhe Biznesi i Riciklimit”.
ZHVILLIMI PROJEKTIT
Projekti u shtri ne periudhen nentor 2010 - prill 2011. Projekti nisi me shpalljen në gazetë të “thirrjes për pjesëmarrje”. Nga aplikantët e interesuar, komisioni seleksionues përzgjodhi 30 kandidat ne kete projekt. Sesionet e trajnimit të të rinjve u përqendruan në:
1. Impakti i mbetjeve në mjedis, aspekte ekonomike të biznesit të riciklimit, etj;
2. U realizuan vizita studimore në fabrikat e riciklimit te mbetjeve; 10 te rinj kryen praktikën profesionale në këto fabrika. Te ndare ne grupe te rinjte punuan per realizimin e nje projekt ideje (mikrotezë);
3. 20 të rinj të projektit, me anën e nderveprimit bashkemoshatar, nxitën pjesmarrjen në fushën e riciklimit te te rinjeve prane në 6 shkollave te mesme; 1200 të rinjë u informuan rreth biznesit të riciklimit;
4. U hartua nje Letër e Hapur për integrimin e mëtejshëm të të rinjve në biznesin e riciklimit, drejtuar strukturave te perfshira ne kete sektor, publike dhe private.