Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) ka nisur zbatimin e projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”, me mbështetjen financiare të Fondacionit Albanian Besa Capital.
Projekti synon të mbështesë 30 fëmijë të klasave IV–V përmes aktiviteteve edukative dhe sociale, me fokus në përmirësimin e aftësive në lexim, shkrim dhe matematikë, rritjen e motivimit për të vazhduar shkollimin dhe reduktimin e rrezikut të braktisjes shkollore.
Nëpërmjet programit veror, fëmijët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete edukative, krijuese, sportive dhe argëtuese, të cilat synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të tyre dhe në forcimin e përfshirjes sociale.
Projekti parashikon gjithashtu përfshirjen e familjeve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e arsimit dhe forcimin e mbështetjes për fëmijët dhe familjet e tyre.
Përmes kësaj nisme, synohet të krijohen më shumë mundësi për fëmijët në nevojë dhe të kontribuohet në ndërtimin e një mjedisi që mbështet edukimin, zhvillimin dhe përfshirjen e tyre sociale.