Vijimi i trajnimeve në kuadër të projektit skills4MSEs
Vazhdojnë trajnimet që Fondacioni ABC po zhvillon në kuadër të projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" (skills4MSEs).
Këtë rradhë trajnimi “Përgatitja e biznesit planit” u zhvillua në Tropojë më 3 Maj 2021, me pjesëmarrjen e 10 sipërmarrësve.Ky trajnim kishte si qëllim që t’u ofronte pjesëmarrësve njohuri për Hartimin e një Plani Biznesi, duke ofruar qasje të reja në aspketin praktik, duke e krahasuar dhe kombinuar anën teorike me atë praktike.
Nëse një sipërmarrës i ri dëshiron të ketë sukses në biznesin e tij, sigurisht nuk i nevojitet vetëm mjetet monetary, por i nevojitet Përgatitje e mirë, Planifikim, Punë e Madhe dhe Zgjuarsi!
Pjesëmarrësit u njohën me tema të tilla si: si mund të hartojmë një plan biznesi, cilat janë elementet kryesorë që duhet të përmbajë një plan biznesi, cilat janë avantazhet e hartimit të një plan biznesi, çfarë analizash duhen të përmbajë ai, etj.
Ushtrimi praktik në lidhje me hartimin e një plani biznesi për një aktivitet të caktuar ishte shumë interesant dhe në fund pjesëmarrësit dolën me një plan veprimi se çfarë do ti duhet të bëjnë kur të kthehen në punë në lidhje me hartimin e një plani biznesí, i cili do ti sigurojë sukses në zhvillimin e sipërmarrjes.