Trajnimet e para në kuadër të Projektit skills4MSEs
Gjatë muajit Prill 2021, kanë filluar trajnimet e para në kuadër të Projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" (skills4MSEs).
Në datë 20 Prill 2021, u zhvillua në Elbasan trajnimi “Aftësitë joteknike për sukses në punë & biznes”, me pjesëmarrjen e 16 sipërmarrësve të rinj.
Trajnimi përmbante informacion praktik mbi çështje që kanë të bëjnë me karakteristikat dhe aftësitë personale si dhe aftësitë analitike, krijuese dhe praktike të sipërmarrësit, të nevojshme për zhvillimin me sukses të biznesit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit morën pjesë aktive dhe ndanë eksperienca të ndryshme me njëri tjetrin.
Falenderojme pjesëmarrësit dhe i urojmë suksese në punën e tyre.