Takimi i tretë i punës midis partnerëve të projektit "skills4MSE-s"

Më 23 qershor 2020, u zvillua takimi i tretë i punës midis partnerëve të projektit "skills4MSE-s", i cili u zhvillua online.

Temat e takimit ishin shkëmbimi i praktikave më të mira në lidhje me procedurat dhe rezultatet e aktivitetit dhe rezultatet e arritura nga partneret e projektit. Theks i veçantë u vu në zhvillimin e platformës e-Learning, e cila, duke pasur parasysh kushtet që po përjetojmë të gjithë për shkak të fillimit të papritur të pandemisë (covid19), është absolutisht e nevojshme.

Në mjedisin e biznesit që ndryshon me shpejtësi, në të cilin veprojmë, nevojat për të mësuar gjatë gjithë jetës, dhe posaçërisht të mësuarit dixhital po rriten vazhdimisht dhe teknologjitë mësimit online janë një "mjet" i rëndësishëm për të përmbushur këto nevoja.

Projekti #skills4MSE-s pritet të përmbushë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të sipërmarrësve, pasi do të jetë një strukturë e integruar e të mësuarit, me theks në kategoritë e mëposhtme:
- Aftësitë themelore të biznesit;
- Aftësitë personale;
- Aftësitë IT dhe teknologjike.

 

Go back