Objektivat

Objektivat e Fondacionit ABC për përmbushjen e Misionit te tij, jane:

  1. Rritja e kapaciteteve te biznesit të vogël dhe te mesëm nepermjet realizimit te trajnimeve, seminareve, takimeve ne funksion te nevojave qe ata kane;
  2. Promovimi i veprimtarive ekonomike dhe inisiativave te biznesit te vogël apo te mesëm, nepermjet mbeshtetjes per publikimin e materialeve të ndryshme profesionale;
  3. Sigurimi asistencës teknike dhe kualifikimeve për personat fizikë dhe juridikë, dhe vecanerisht per ata me praktika të mira ne administrimin e biznesit;
  4. Kryerja e studimeve, vëzhgimeve dhe kërkimeve për sektorë apo degë të veçanta, me qellim për të mire orientuar dhe nxitur sipërmarrjen private në Shqipëri;
  5. Realizimi i politikave rekomanduese që ndihmojnë dhe nxisin veprimtarinë e biznesit te vogel dhe te mesem, te personave juridikë apo fizikë;
  6. Mbeshtetja për realizimin dhe permiresimin e marrëdhënieve publike dhe promovimin e aktiviteteve, per personat fizikë dhe juridikë;
  7. Pjesemarrja dhe zhvillimi i aktiviteteve ekonomike dhe jo ekonomike që mbështesin misionin kryesor të Fondacionit;
  8. Pjesëmarrja në Institucionet Financiare të çdo lloji dhe forme organizimi.

Go back