Objektivat e projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg"
Objektivat specifikë të projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" janë:
• Inkurajimi i sipërmarrësve ekzistues dhe potencialë për të fituar aftësi/mjete të nevojshme dhe forcimi i kapacitetit me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre, zgjerimin e aktivitetit drejt tregjeve të tjera dhe prezantimi i inovacioneve në të gjitha fazat e ciklit të biznesit.
• Rritja e nivelit të punësimit në zonën e mbulimit të projektit dhe ndikimi në frenimin e nivelit të largimit nga vendi të njerëzve të kualifikuar.
• Eksplorimi i metodave inovative të trajnimit përmes përdorimit të platformave elektronike, trajnimeve që ofrojnë mbështetje të biznesit dhe shërbime të zhvillimit falas.
• Inkurajimi i sipërmarrjeve sociale, si dhe bizneseve start-up.
• Mbështetja e mikro sipërmarrësve përmes lidhjes së tyre me ofruesit e mikrokredive që ofrojnë mbështetje financiare për kreditimin e bizneseve.
• Shkëmbimi i praktikave më të mira midis rajoneve pjesëmarrëse për të lehtësuar transferimin e njohurive dhe metodologjive për të krijuar biznes të qëndrueshëm.
• Kontribut në realizimin e objektivave të BE-së duke i kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes së biznesit të emigrantëve dhe sipërmarrësve të mëparshëm të falimentuar dhe atyre që janë në rrezik të falimentimit.
Qëndroni me ne për të parë se cilat do të jenë aktivitetet e ardhshme të projektit, të cilat do të zbatohen si pjesë e zhvillimit të një strukture të integruar të të mësuarit duke siguruar mjete mbështetëse për ndërmarrjet e vogla ekzistuese dhe potenciale të vogla.