Njoftim mbi organizimin e eventit për lancimin e projektit Skills4MSE
![](files/Post8/Post9/Post10/Post11/Post12/Post13/Post14/195062507_2947047062201546_9180757115862836177_n.jpg)
Fondacioni Albanian Besa Capital është partner në implementimin e projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" me akronimin Skills4MSE, në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Ballkanik - Mesdhetar 2014 - 2020”.
Partner kryesor i projektit është Qendra për Biznes dhe Zhvillim Kulturor - KEPA, ndërsa partnerët e tjerë përfshijnë:
• Fondacioni ABC, Tiranë, Shqipëri;
• SHKK "FED Invest", Tiranë, Shqipëri;
• Microfond Sofia Foundation, Sofie, Bullgari;
• Universiteti i Maqedonisë (Departamenti i Informatikës së Aplikuar, Komiteti Kërkimor i Universitetit të Maqedonisë (ELKE), Selanik, Greqi;
Në kuadër të implementimit të këtij projekti do të organizohet më datë 27 Shtator 2019, në Hotel Rogner, Tiranë, eventi për lancimin e Projektit.