Lancimi i projektit Skills4MSE, më datë 27 Shtator 2019
Fondacioni Albanian Besa Capital është partner në implementimin e projektit me titull "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" me akronimin Skills4MSE, në kuadër të “Programit të Bashkëpunimit Ballkanik - Mesdhetar 2014 - 2020”.
Në kuadër të implementimit të këtij projekti u organizua në Hotel Rogner, Tiranë, eventi për lancimin e Projektit në datë 27 Shtator 2019.
Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe bashkë financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është zhvillimi i një strukture të integruar të mësuarit për vendet e rajonit me qëllim ofrimin e Shërbimeve të Zhvillimit të Biznesit dhe mjeteve të tjera të mbështetjes së biznesit për Ndërmarrjet Mikro dhe të Vogla ekzistuese dhe ato potenciale si fizike ashtu edhe elektronike, me theks në kategoritë e mëposhtme:
• Aftësitë bazë sipërmarrëse;
• Aftësitë ndërpersonale;
• Aftësitë kompjuterike.
Partner kryesor i projektit është Qendra për Biznes dhe Zhvillim Kulturor - KEPA , ndërsa partnerët e tjerë përfshijnë:
• Universitetin e Maqedonisë (Departamenti i Informatikës së Aplikuar, Komiteti Kërkimor i Universitetit të Maqedonisë - ELKE), Selanik, Greqi;
• Microfond Sofia Foundation, Sofie, Bullgari;
• SHKK "FED Invest", Tiranë, Shqipëri;
• Fondacioni ABC, Tiranë, Shqipëri.