Kryerja e studimit me qëllim identifikimin e nevojave për trajnim
Në kuadër të Projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" (skills4MSEs), Fondacioni ABC kreu një studim me qëllim identifikimin e nevojave për trajnim të sipërmarrësve aktualë dhe atyre potencialë.
Nga të dhënat e studimit evidentohet që ekzistojnë mundësi potenciale për trajnim dhe rritje të aftësive potenciale në fusha të tilla si kontabilitet, logjistikë, prodhim, gjenerim të ideve
novative, kreativitet, menaxhim të konfliktit në biznes, punë në grup, etj.
Gjithashtu nga të dhënat e raportuara duket që ka mundësi për trajnim dhe rritje të aftësive në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në çëshje të tilla të biznesit si: përdorimi i programeve të prezantimit (powerpoint), kërkimi për punë nëpërmjet internetit (p.sh. modelet e reja të CV si CV Europass), excel, zgjidhje e problemeve teknike në sistemet dhe teknologjitë e IT, zhvillimin e aplikacioneve në gjuhët e programimit, analizimin e të dhënave lidhur me biznesin (p.sh. Google Analytics), etj.
Kërkesë evidente mbetet nevoja për trajnim e sipërmarrësve aktualë dhe potencialë, në lidhje me aftësitë bazike dhe ato të avancuara të sipërmarrjes.
Dhe në fund, lidhur me nivelin e interesimit të bizneseve për një platformë në internet që ju ofron trajnime për të zhvilluar më tej aftësitë e përmendura më lart, pjesa më e madhe e sipërmarrësve të intervistuar shprehin një interes të konsiderueshëm për këtë platformë.
Mbi bazën e këtyre gjetjeve, Fondacioni ABC, në kuadër të projektit do të zhvillojë materialet e trajnimit dhe do të organizojë dhe zhvillojë trajnime specifike me grupe sipërmarrësish.