Informacion mbi projektin skills4MSEs

Projekti "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" (skills4MSEs), synon të trainojë sipërmarrësit ekzistues dhe ato të mundshëm të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla (MSEs) në mënyrë që të përfitojnë kompetencat dhe aftësitë e nevojshme në mjedisin aktual të biznesit.

Përveç sipërmarrësve vendas, vëmendje e veçantë do t'u kushtohet grupeve të njerëzve që kërkojnë mbështetje të menjëhershme të biznesit, siç janë migrantët. Shkathtësitë që projekti synon të zhvillojë do t'i mundësojnë sipërmarrësve të synuar të jenë të sigurtë dhe optimistë, krijues dhe inovativë, ndërmarrës të moderuar të rrezikut, dhe mbi të gjitha, të jenë në gjendje të kenë sukses në iniciativat e tyre të biznesit.

Për të arritur tek grupi i targetuar, Fondacioni ABC do të kryejë një studim që ka si qëllimi të identifikojë dhe analizojë nevojat për trajnime duke u përqendruar në tre kategoritë e mëposhtme të aftësive, d.m.th. në kategori që përfshijnë aftësitë themelore dhe ato të buta (soft) që një sipërmarrës duhet të zotërojë në ditët e sotme:

- Aftësi themelore të sipërmarrjes (p.sh. menaxhimi i projektit, menaxhimi i operacioneve, menaxhimi i marketingut, menaxhimi i burimeve njerëzore).
- Aftësi të buta (p.sh. komunikimi, menaxhimi i kohës, marrja e vendimeve, zhvillimi i aftësive personale).
- Aftësi themelore të IT-së (psh. marketing dixhital, zhvillimi i faqes së internetit, sistemet e informacionit, çështjet e sigurisë së të dhënave dhe transaksioneve).

 

Go back