Info mbi projektin "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg"
Projekti "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" do të adresojë sfidat kryesore me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare dhe jo vetëm si:
(i) Shkalla e lartë e papunësisë, veçanërisht papunësia afatgjatë dhe tek të rinjtë;
(ii) Mangësitë e aftësive në punë dhe emigrimin e trurit, veçanërisht të njerëzve të aftë dhe profesionistë;
(iii) Pamundësia e njerëzve për t'u integruar në tregun e punës;
(iv) Nevoja për të lidhur mbështetjen e përgjithshme të biznesit me aftësimin profesional.
Edukimi dhe trajnimi do t'i mundësojnë sipërmarrësve ekzistues dhe atyre potencialë të fitojnë aftësitë/mjetet e nevojshme dhe kështu të rrisin kapacitetin dhe konkurrencën e tyre, të rriten drejt tregjeve të tjera dhe të prezantojnë inovacionin në të gjitha fazat e ciklit të tyre të biznesit. Ofrimi i shërbimeve të zhvillimit të biznesit (BDS) për ndërmarrjet mikro dhe të vogla (NVM) ka marrë shumë vëmendje gjatë viteve të kaluara. Kjo vëmendje rezulton nga njohja në rritje e institucioneve të mikrofinancës dhe institucioneve të tjera të përfshirë në zhvillimin e NVM-ve se të varfrit për të krijuar, për të vënë në funksionim dhe rritur bizneset e tyre, kanë nevojë për më shumë sesa qasje në kredi. Ndërsa financimi vazhdon të luajë një rol kritik në zhvillimin e ndërmarrjeve, ofrimi i shërbimeve jo-financiare, i quajtur edhe BDS, është bërë një komponent gjithnjë e më i rëndësishëm i nismave dhe ndërhyrjeve të zhvillimit të NVM-ve.
Për më tepër, Projekti i kushton një vëmendje të madhe grupeve të veçanta që kërkojnë mbështetje të menjëhershme të biznesit. Emigrantët në mënyrë të veçantë, përfaqësojnë një grup të rëndësishëm të sipërmarrësve të mundshëm. Meqenëse ka më shumë të ngjarë që ata të fillojnë biznes në krahasim me vendasit, ato mund të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në BE. Komisioni Evropian synon të krijojë politika që ndihmojnë tërheqjen e sipërmarrësve të talentuar nga vendet jo të BE-së dhe sigurojnë që shërbimet e mbështetjes së biznesit të arrijnë të gjithë sipërmarrësit e mundshëm. Sipërmarrësit e falimentuar të mëparshëm dhe ata në rrezik të falimentimit janë një grup tjetër i synuar nga projekti, ndërsa Komisioni Evropian thekson rëndësinë e shansit të dytë për sipërmarrësit e ndershëm si një nga elementët kryesorë për përmirësimin e kulturës së sipërmarrjes në BE.