Hartimi i moduleve të trajnimit, bazuar në nevojat e sipërmarrësve mikro dhe të vegjël, në kuadër të projektit SKILLS4MSEs

Në kuadër të Projektit "Krijimi i një platforme me njohuritë e nevojshme për rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në treg" – SKILLS4MSEs, gjatë studimit në lidhje me identifikimin e nevojave për trajnim të sipërmarrësve mikro dhe të vegjël, dolën në pah një sërë nevojash prioritare të trajnimit, siç janë: nevojat e aftësive të buta për trajnim, aftësitë e gjenerimit të ideve, planifikimi i biznesit, marketing, mënyra e adresimit të nevojave të financimit, etj.

Bazuar në identifikimin e nevojave për trajnim, ekspertët hartuan 10 module trajnimi si më poshtë:
1. Aftësi joteknike për sukses;
2. Gjenerimi i ideve;
3. Tregu dhe konkurrenca;
4. Planifikimi i biznesit;
5. Marketingu për NVM-të;
6. Marketingu për fermerët;
7. Inovacioni i Modelit të Biznesit;
8. Mediat sociale;
9. Hyrje në financimin fillestar;
10.Hyrje në biznesin social.

Për më shumë infomacion dhe nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këto trajnime, ju lutem kontaktoni në adresën e e-mailit: info@abcfoundation.info.
Tajnimi është falas.

Projekti ka një kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe bashkë financohet nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse.
Ju presim!

 

Go back