Kush jemi

Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC) është një organizatë jofitimprurëse dhe e pavarur, e themeluar në vitin 2008 në Tiranë, me mision mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

+84

Grante për projekte që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe forcimin e komunikimit me komunitetin e biznesit;

+65

Grante për projekte që mbështesin grupet vulnerabël, organizatat e shoqërisë civile dhe strukturat vendore;

+25

Grante për projekte të ndërtimit të kapaciteteve, veçanërisht në sektorin e mikrofinancës;

+11

Grante për projekte në fusha të tjera me interes për zhvillimin ekonomik dhe social.

Rreth Nesh

Fondacioni Albanian Besa Capital (ABC) është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike, e themeluar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Institucioni u themelua më 25 korrik 2008, përmes Aktit të Themelimit të formalizuar para noterit në Tiranë. Në këtë akt, themeluesit vendosën krijimin dhe regjistrimin e Fondacionit me qëllim kontribuimin në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sipërmarrjes në Shqipëri.

Fondacioni funksionon si person juridik pa anëtarësi, i cili vepron në përputhje me Aktin e Themelimit dhe Statutin e tij.

Selia e organizatës ndodhet në Tiranë, ndërsa aktiviteti i saj zhvillohet për një afat kohor të pacaktuar, duke reflektuar karakterin afatgjatë të misionit të saj në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social.

Qëllimi
Qëllimi

Qëllimi kryesor i Fondacioni Albanian Besa Capital është:

Nxitja dhe përmirësimi i veprimtarive ekonomike të subjekteve që operojnë në sektorin e biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri.

Mbështetja e sipërmarrjes private, krijimi i vendeve të reja të punës dhe stimulimi i vetëpunësimit.

Promovimi i zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal përmes rritjes së aksesit në shërbime financiare dhe mbështetjes së iniciativave ekonomike.

Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve të biznesit dhe përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

Mbështetja e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social.

Historia Jonë

Si filloi ABC Foundation

2008

“Fondacioni ABC synon të harmonizojë kapacitetet në rritje të sipërmarrjes private në Shqipëri me iniciativat e institucioneve publike dhe private, ekonomike dhe financiare, në mbështetje të zhvillimit të biznesit”

“Sipërmarrja private shqiptare dhe komuniteti kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së asaj që bëjmë.”

Prof. Asoc. Dr. Bajram Muçaj
Drejtori Ekzekutiv

Raporti i Performancës - Viti 2024