Mbështetje për grupet në nevojë dhe përfshirje sociale
Në përputhje me misionin e tij social, Fondacioni ABC zhvillon iniciativa që synojnë mbështetjen e grupeve vulnerabël dhe përmirësimin e përfshirjes së tyre sociale dhe ekonomike.
Nëpërmjet projekteve dhe programeve të ndryshme, fondacioni mbështet individë dhe komunitete në nevojë për të zhvilluar aktivitete ekonomike dhe sociale që kontribuojnë në rritjen e pavarësisë ekonomike dhe integrimit të tyre në shoqëri. Këto iniciativa synojnë gjithashtu përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe mirëqenie.
Mbështetje për komunitetet vulnerabël
Ndihmë për individë dhe grupe që kanë nevoja socio-ekonomike.
Zhvillim ekonomik dhe social
Nxit aktivitete që krijojnë pavarësi dhe mundësi punësimi.
Përfshirje sociale
Integrim më i madh i grupeve në shoqëri dhe promovim i barazisë.
Krijimi i mundësive për mirëqenie
Përmirësim i kushteve të jetesës dhe rritje e mundësive për zhvillim lokal.
Projekte me ndikim publik
Iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komuniteteve.
Mbështetje përmes
Programeve Grant
Të rrisim përfshirjen sociale dhe ekonomike të grupeve vulnerabël
Përmes programeve të tij, Fondacioni ABC krijon mundësi për rritje dhe integrim, duke fuqizuar gratë, fëmijët, komunitetet etnike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Mbështetja e Fondacionit ABC u ofron grupeve vulnerabël shanse për një jetë më të mirë, përmes edukimit, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes në shoqëri.