Dialog dhe konsultim me komunitetin e biznesit
Një nga prioritetet kryesore të Fondacionit ABC është mbështetja e zhvillimit të sipërmarrjes dhe forcimi i kapaciteteve të biznesit vendas. Në këtë kuadër, fondacioni ndërmerr iniciativa për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme përmes programeve të trajnimit, asistencës teknike dhe kualifikimeve profesionale, duke synuar përmirësimin e aftësive menaxheriale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në treg.
Fondacioni gjithashtu promovon vetëpunësimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke mbështetur zhvillimin e iniciativave sipërmarrëse private, familjare dhe sociale. Një vëmendje e veçantë i kushtohet nxitjes së sipërmarrjes tek të rinjtë e papunë dhe të sapodiplomuar, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë ide biznesi dhe të ndërtojnë aktivitete ekonomike të qëndrueshme.
Trajnime dhe aftësi menaxheriale
Përmirëson kompetencat e biznesit dhe aftësitë e drejtuesve për të rritur konkurrueshmërinë.
Asistencë teknike dhe profesionale
Mbështetje praktike për zgjidhje operacionale dhe zhvillim strategjik.
Nxitja e vetëpunësimit
Krijon mundësi të reja punësimi dhe zhvillon iniciativa private, familjare dhe sociale.
Inkurajimi i sipërmarrjes tek të rinjtë
Programet e dedikuara për të rinjtë dhe të sapodiplomuarit ndihmojnë në realizimin e ideve dhe ndërtimin e bizneseve të qëndrueshme.
Rritja e kapaciteteve të biznesit
Forcim i kapaciteteve ekzistuese për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Bashkohuni me ne për të përmirësuar klimën e biznesit!
Synimi është trajtimi i çështjeve të ndjeshme dhe me interes për biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri.
Mbështetje përmes
Programeve Grant