Bashkëpunimi me shkollën dhe familjet – Një element i rëndësishëm i Projektit “Hapat e Sigurt”

Në kuadër të zbatimit të projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”, Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) zhvilloi takime koordinuese me drejtuesit dhe mësuesit e Shkollës “Abdyl Paralloi”, si dhe me prindërit e fëmijëve pjesëmarrës në kampin veror.

Gjatë takimeve u prezantua programi i kampit, u diskutuan rregullat e funksionimit dhe u theksua rëndësia e aktiviteteve edukative dhe psiko-sociale për zhvillimin e fëmijëve.

Bashkëpunimi me shkollën dhe familjen është një element i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi mbështetës, i cili ndihmon në rritjen e motivimit për të vazhduar shkollimin, zhvillimin e aftësive dhe forcimin e integrimit social të fëmijëve.

Një falënderim i veçantë shkon për drejtuesit dhe stafin pedagogjik të Shkollës “Abdyl Paralloi” për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar gjatë organizimit dhe zbatimit të programit.

Projekti zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) me mbështetjen financiare të Fondacionit Albanian Besa Capital.

Lajme

Artikuj të ngjashëm

Takimet me prindërit, një hap i rëndësishëm për mbështetjen e fëmijëve në nevojë në Bashkinë Elbasan

Kampi “Hapat e Sigurt” – Një hapësirë për të mësuar, krijuar dhe bashkëpunuar

Një javë plot aktivitete dhe eksperienca të reja në kampin “Hapat e Sigurt”